Regjisori që kundërshtoi pushtetin dënohet me burg

  • A.P /
  • 19 July 2022 - 14:33
Regjisori që kundërshtoi pushtetin dënohet me burg

Gjyqësori i Iranit ka thënë se regjisori fitues i çmimeve Jafar Panahi, i cili u arrestua në fillim të këtij muaji në Teheran, duhet të vuajë një dënim prej gjashtë vjetësh që i ishte dhënë fillimisht në vitin 2010.

Zëdhënësi i gjyqësorit Masoud Setayeshi u tha gazetarëve gjatë një konference për shtyp të martën se Panahi u arrestua dhe u dërgua në burgun Evin në Teheran më 11 korrik për të filluar vuajtjen e dënimit, raporton Al Jazeera,.

Panahi e kishte marrë dënimin për mbështetje të demonstratave antiqeveritare, por pas disa muajsh mori një lirim me kusht, ndonëse ai pritej të revokohej në çdo kohë.

Ai u arrestua pasi shkoi në zyrën e prokurorit në Teheran për të pyetur për gjendjen e dy kolegëve të filmave që ishin arrestuar ditë më parë. 

(Kosova Sot Online)