
Lufta Rusi-Ukrainë, ja çfarë veprimi ndërmori Asadi

Siria i ka ndërprerë raportet diplomatike me Ukrainën, të mërkurën.
Kjo pasi Kievi kishte vendosur të shkëpusë raportet me Damaskun, pasi i njohën zonat Donjeck dhe Luhansk si “shtete” territore të Ukrainës e të kontestuara nga seperatistët pro-rusë të mbështetur nga Kremlini.
“Republika Arabe e Sirisë ka vendosur të shkëpusë raportet diplomatike me Ukrainën në përputhje me parimin e reciprocitetit dhe në përgjigje të vendit të Qeverisë ukrainase”, ka thënë për agjencinë shtetërore të lajmeve SANA, një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Sirisë.
Regjimi i Bashar Al-Asadit është mbështetur edhe ushtarakisht nga Kremlini për ta shtypur rezistencën e opozitës, ku më vonë u krijuan edhe organizata terroriste.
(Kosova Sot Online)