Lija e majmunit prek të riun shqiptar

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 10:12
Lija e majmunit prek të riun shqiptar

Një i ri shqiptar në Greqi është infektuar me linë e majmunit.

24-vjeçari me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.

I riu fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit, shkruajnë mediet greke.

I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme.

(Kosova Sot Online)