Prishtinasi arrestohet dhe dërgohet në Neuropsikiatri

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 10:33
Prishtinasi arrestohet dhe dërgohet në Neuropsikiatri

Dje rreth orës 19:53 në Prishtinë, është arrestuar një person nën dyshimin se ka poseduar narkotikë.

Policia ka njoftuar se njësia policore fillimisht ka pranuar informacione për dhunë në familje, pastaj kur ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në klinikën neuropsikiatrike për trajtim mjekësor.

Gjithashtu, ndaj tij është iniciuar rasti për dhunë në familje.

Raporti i plotë:

POSEDIM I PA AUTORIZUAR I NARKOTIKËVE | Prishtinë  19.07.2022-19:53. Njësia policore pas pranimit të një informate për dhunë në familje te i dyshuari mashkull kosovar ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të dyshuar të substancave narkotike të llojit marihuanë. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në klinikën neuropsikiatrike për trajtim mjekësor, poashtu ndaj tij është inicuar rasti për dhunë në familje.

(Kosova Sot Online)