Qeveria emëron bordin e kompanisë rajonale të ujësjellësit

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 11:08
Qeveria emëron bordin e kompanisë rajonale të ujësjellësit

Qeveria e ka emëruar bordin e kompanisë rajonale të ujësjellësit, “Gjakova”.

Kryeministri Albin Kurti prezantoi në mbledhjen e Qeverisë emrat e kryesuesit dhe anëtarëve të bordit të KRU Gjakova,

“Për drejtor të bordit të ndërmarrjes publike KRU Gjakova, propozoj të emërohen këta kandidatë: Urim Gashi, kryesues; Arianeta Nura, anëtare; Vildane Maloku, anëtare dhe Jeton Haxhijaha, anëtar”, tha ai.

Kurti tha se të emëruarit duhet t’i kryejnë detyrat “në përgjegjësi dhe pajtim me ligjin për ndërmarrjet publike”.

(Kosova Sot Online)