
Temperaturat e larta në Londër: E marta dita më e ngarkuar e zjarrfikësve që nga Lufta e Dytë Botërore

Ekipet e zjarrfikësve në Londër të martën u përballën me ditën më të ngarkuar që nga Lufta e dytë Botërore, pasi zjarret shpërthyen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian
Temperaturat ranë në mënyrë dramatike të mërkurën, por pritej një ndërprerje e mëtejshme e udhëtimit pasi u kryen riparime në rrjetet rrugore, hekurudha dhe aeroporte. Reshje të dendura shiu dhe stuhi pritet të godasin disa pjesë të Britanisë, që si pasojë mund të rrezikoj në shkaktimin e përmbytjeve.
Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan , paralajmëroi londinezët që të mos bëjnë grill (barbeque) dhe të kujdesen me shishet në zonat publike, pasi dielli që shkëlqen nëpër shishe qelqi mund të krijojë nxehtësi dhe të shkaktojë zjarr.
Khan tha se shërbimi zjarrfikës zakonisht priste 500 thirrje në një ditë të ngarkuar, por kishte marrë më shumë se 2,600 telefonata të martën, kur më shumë se një duzinë zjarresh shpërthyen në të njëjtën kohë.
Tre zjarre shpërthyen rreth Londrës, duke prekur livadhe, ferma, shtëpi dhe garazhe nga mesnata në Ëennington, Uxbridge dhe Erith, me gati 300 zjarrfikës të vendosur në orët e para të mëngjesit. Derit ani janë kryer evakuime dhe nuk raportohet për të lënduar.
Gjashtëmbëdhjetë zjarrfikës u plagosën duke luftuar flakët në kryeqytet në ditën më të nxehtë të vitit, me dy të shtruar në spital, sipas ndihmës komisionerit të brigadës së zjarrfikësve në Londër, Jonathan Smith.
Smith tha për Times Radio: “Kushtet në të cilat po vepronin zjarrfikësit tanë ishin të paprecedentë – duke vepruar në nxehtësi 40 gradë Celsius, duke pasur nevojë të tërhiqnin një sasi të konsiderueshme zorrësh nëpër fusha, duke u siguruar që po shpëtonim njerëzit aty ku duhej”.
(Kosova Sot Online)