Nesër Kuvendi shqiptar voton rezolutën kundër Dick Marty-t

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 13:07
Nesër Kuvendi shqiptar voton rezolutën kundër Dick Marty-t

Kuvendi shqiptar do të votojë propozimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama që hedh poshtë pretendimet e raportit të Dick Martyt se Ushtria Clirimtare e Kosovës ka qenë e përfshirë në trafikim organesh.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla thotë se dita e nesërme do të jetë një ditë solemne për Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka ftuar dhe opozitën të marrë pjesë.

“Nesër në rend ditë do të jetë një rezolutë e rëndësishme që rrallë herë i bie radha të diskutohet, mbi pabazueshmërinë e pretendimeve lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë, pretendime të ngritura 11 vite më parë. Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime. Nesër çdo anëtar duhet të jetë në Kuvend do të ishte nder dhe nuk kemi nevojë për sherrnajë. Rëndësia që ka, heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë. Rezolutat e tjera më duken pa sens ku 23 vite nga çlirimi ne t’i kthehemi edhe njëherë. Nesër do t’ju njoh me të gjitha rezolutatat, janë 19 rezoluta dhe deklarata”, tha Balla.

(Kosova Sot Online)