I nxehti ekstrem “shkrin” asfaltin e një rruge

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 13:45
I nxehti ekstrem “shkrin” asfaltin e një rruge

I nxehti ekstrem “shkrin” asfaltin e një rruge në Angli

Temperaturat ekstreme kanë pasur edhe efektet e tyre gjatë dy ditëve të para të kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë drejtim, përveç zjarreve të shkaktuara dhe tek njerëzit, temperaturat kanë ndikuar që të ketë edhe “shkrirjen e asfaltit

Dhe një gjë e tillë dëshmohet edhe nga disa pamje, ku shihet Rruga Broadstone në Stokport të Anglisë.

Madje një dëshmitar tha se dukej sikur makina ‘po kalonin nëpër ujë’ dhe përshkroi se si këmbët e tij u zhytën në sipërfaqen e butë të rrugës.

Ata shtuan: “Dukej sikur sapo kishte rënë shi dhe makinat po kalonin nëpër pellgje”.

(Kosova Sot Online)