Arrestohen tre persona për bixhoz në Deçan

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 15:24
Arrestohen tre persona për bixhoz në Deçan

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar tre persona në fshatin Carrabreg të Deçanit, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit.

Njësiti për Reagim të Shpejtë sot rreth orës 00:30 ka shkuar për kontroll në këtë fshat, ku në një dhomë të një lokalit ka gjetur dhe sekuestruar letra bixhozi dhe disa qipa.

Pas kontrollimit tё lokalit nga njësitet policore janё arrestuar tre persona tё cilët dyshohet se ishin duke luajtur bixhoz.

Tё dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janё ndaluar për 48 orë.


(Kosova Sot Online)