Edhe sot temperatura përvëluese

  • A.P /
  • 24 July 2022 - 08:40
Edhe sot temperatura përvëluese

Do të mbajë mot me diell dhe vapë. Pasdite parashihen vranësira të dendura të cilat mund të sjellin shi të dobët në viset e ulëta, ndërsa në viset e larta parashihen reshje te intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

(Kosova Sot Online)