Berisha: 'Non grata' britanike, akt i tmerrshëm korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës!

  • A.P /
  • 25 July 2022 - 20:00
Berisha: 'Non grata' britanike, akt i tmerrshëm korruptiv i George Soros dhe Edi Ramës!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi nga Fieri shpalljen ‘non grata’ nga Britania e Madhe. Sipas Berishës shpallja ‘non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar është një akt i tmerrshëm korruptiv nga George Soros dhe kryeministri Edi Rama.

“Ju e morët vesh se para 3 ditësh njoftohem se jam shpallur non grata. Mund t’ju them një gjë, Hasan Zyko Kamberi ishte gjeni kur shkruante: “Me para ia hyn qabesë, shemb vakëfin e Fatimes”! Ky miqtë e mi është një akt i tmerrshëm korruptiv.

Mbetem i vendosur të luftoj për ju korrupsionin me të gjithë forcën time nga cilido qoftë. Akti vjen në vazhdim të një akti të lobuar në mënyrë korruptive nga Soros dhe Edi Rama gjatë të cilit 1 vit rresht nuk nxorën një fakt të vetëm dhe ju jap fjalën se edhe për 100 vjet nuk nxjerrin dot një fakt të vetëm.

Pas këtij ju duhej edhe një tjetër akt që thonin se e ka bërë edhe Britania. E gjithë bota po ta bëjë mbi bazë korrupsioni do ta denoncoj.

Asgjë s’më tërheq mua nga kauza e drejtë e përbashkët, lufta kundër korrupsionit e Edi Ramës, lufta kundër korrupsionit të qeverisë, lufta kundër bandave dhe krimit. Por këto nuk janë agjenda jonë. Agjenda jonë është rrëzimi i kësaj qeverie.”-deklaroi Berisha.

(Kosova Sot Online)