
Privoi nga jeta studenten që refuzoi propozimin për martesë, gjykata jep vendimin

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi më 20 qershor jashtë universitetit Mansoura pranë Deltës së Nilit, në Egjipt.
Mohamed Adel, 21 vjeç, goditi me thikë disa herë shoqen e tij të klasës në universitet, Naira Ashraf, e cila e kishte refuzuar atë për martesë. Më 6 korrik, gjykata e dënoi të riun me vdekje.
Së fundmi, gjykata ka bërë thirrje që ekzekutimi të transmetohet drejtpërdrejt në televizor për të penguar krime të ngjashme që të mos ndodhin në të ardhmen.
Gjykata i ka dërguar një letër parlamentit, ku ndër të tjera shkruhet: “Transmetimi, qoftë edhe i një momenti në nisje të procesit, mund të arrinte qëllimin e parandalimit”.
(Kosova Sot Online)