Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e këtyre dy personave

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 16:36
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe kapjen e këtyre dy personave

Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “grabitje”

Sipas Policisë, ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

(Kosova Sot Online)