
Ambasadori Agon Vrenezi shkon te Erdogani, ia dorëzon letrat kredenciale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Ankara, Agon Vrenezin.
Ambasadori Vrenezi ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk.
Pas prezantimit të ambasadorit Vrenezi, bashkëshortes, vajzës së tij dhe disa pjesëtarëve të ambasadës së Kosovës, AA shkruan se ata u fotografuan me Erdoganin.
(Kosova Sot Online)