Rrëfehet doktori që e mjekoi Enver Zymberin: Disa herë e ka lëshu zemra

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 17:28
Rrëfehet doktori që e mjekoi Enver Zymberin: Disa herë e ka lëshu zemra

Mjeku Nuredin Fazliu ka folur për gjendjen e policit të ndjerë, Enver Zymberi, 11 vite më parë, kur u vra. Fazliu në atë kohë ka qenë i vetmi anesteziolog në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa tregon se si ishte gjendja e Zymberit.

“Çdo përvjetor i atij rasti, neve të gjithëve që kemi qenë pjesëmarrës së atë reanimacion, prapë na kthen atë dhimbjen pre fillimit qysh ka qenë, me rastin e pranimit të tij, ku është pranu si rast urgjent derisa u reanimua. Shumë gjatë kemi punuar në të, rreth 3 orë ose 3 orë e gjysmë, atëherë kam qernë në detyrë si i vetmi anesteziolog. E kanë pru në gjendje të rëndë, pa shenja jete, janë bërë të gjitha, intubimi, se i intubuar ka ardhë dhe kemi filluar me reanimacionin intensiv, qysh e ka lyp puna. Ka ardhë pa shenja jete, pa tension pa puls, mandej kemi bo çmos, kemi fillu reanimacion dhe është bo cka u dasht me bo. Me një plagë hyrëse në pjesën e majtë, në ashtin e mollëzës së majtë dhe ka qenë një prej rasteve të rënda, jemi munduar shumë por shansat kanë qenë minimale”, ka thënë doktor Fazliu.

Ai ka thënë se plumbi që e ka goditur Zymberin ka vazhduar në drejtim të unazave qafore.

“Ka qenë një sen që na shtynte ma shumë me u angazhu, se ai djalë ka qenë pjesëtar e Policisë se Kosovës pjesëtar i njësisë ROSU, edhe pjesëtar i UCK-së. Kishim një shpresë që do të mbijetonte, edhe pse ka qenë një plumb në fytyrë, te ashti i mollzës. Kolegët kanë konstatuar që plumbi ka vazhduar në drejtim të unazave qafore, i ka rrok 2shin e 3shin”, deklaroi ai.

Fazliu ka treguar edhe se si është transferuar Zymberi nga Mitrovica për në Prishtinë.

“Ne e kemi reanimuar aty, disa herë e ka lëshu zemra, kemi bërë më shumë sesa që na është leju, por nuk ka pasë gjasa. Mas tri orë e gjysmë, masi kemi reanimu në të, kemi kërkuar ndihmën e KFOR-it ka ardhë KFOR-i me helikopter dhe janë marrë vesh me QKUK-në dhe e kemi përcjell deri në helikopter. Më pas është rasti është nisë për Prishtinë.

Fazliu ka thënë se për gjendjen e Enver Zymberit janë interesuar të gjithë krerët e institucioneve.

“Të gjithë kanë pas interesim, ren prej kryeministrit, prej të gjithëvë. Unë i tham vëc afirim iu koftë. Ky djalë u shpallë masnej hero për me bo shtetësinë në vepër”.

(Kosova Sot Online)