Konjufca bën homazhe te varri i Adem Demaçit

  • A.P /
  • 26 July 2022 - 18:55
Konjufca bën homazhe te varri i Adem Demaçit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, sot, në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule te varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

“Adem Demaçi shquhet si njëri ndër luftëtarët e paepur të kauzës kombëtare dhe njëherësh frymëzues i shumë gjeneratave në përpjekjet për të drejta, liri dhe pavarësi. Për veprimtarinë dhe qëndresën e tij, u nderua me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)