Mosha dhe gjinia e tre kosovarëve që vdiqën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 16:29
Mosha dhe gjinia e tre kosovarëve që vdiqën nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Tre persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për 1.853 raste të reja pozitive me këtë virus.

Gjithashtu bëhet e ditur për 10 mijë e 830 raste aktive me Covid-19.

Në të dhënat e ministrisë për viktimat, njoftohet se dy janë meshkuj dhe 1 femër.

Viktima e parë i takon grumoshës 70-79 vjeç, viktima e dytë i takon grupmoshës  60-69 vjeç dhe viktima e tretë i takon grupmoshës 50-59 vjeç.

(Kosova Sot Online)