
Pikturat në shitje, në ndihmë të fëmijëve me autizëm

Përmes shitjes së pikturave, do të përfitojnë fëmijët me autizëm, të cilët kanë gjendje më të rënduar socio-ekonomike, duke pranuar shërbimet esenciale pa pagesë.
Të enjten, më datë 28.08.2022, duke ndjekur traditën vjetore të ekspozitës/ ankandit të pikturave të mrekullueshme, të krijuara nga disa fëmijë shumë të talentuar me autizëm, mbahet edicioni i vitit 2022 i “ART NË AUTIZËM”.
Ky event, organizohet nga ANAK (Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë) dhe mbështetet nga Joy from GjirafaMall – një iniciativë e Gjirafa-s, për mbështetjen e organizatave bamirëse. Eventi do të transmetohet LIVE në faqet e Joy from GjirafaMall në Facebook, ku do të prezantohen pikturat, mënyra e shitjes si dhe informacione të tjera mbi shpërndarjen e të ardhurave që do të mblidhen nga shitja e këtyre pikturave.
Për t’i mbështetur shokët e tyre, të cilët kanë kushte më të rënda socio-ekonomike, 7 artistë të talentuar me autizëm, ofrojnë 37 piktura për shitje gjatë këtij organizimi.
(Kosova Sot Online)