Kosovari 35-vjeçar vdes në plazh

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 19:05
Kosovari 35-vjeçar vdes në plazh

Një 35-vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Media mëson se sapo ka hyrë në det pushuesi kosovar nuk është ndjerë mirë dhe është marrë me autoambulancë për t’u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës.

Por për fat të keq ai ka humbur jetën rrugës për në spital.

Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.


(Kosova Sot Online)