Shi dhe erëra të fuqishme në autostradën 'Arbën Xhaferi'

  • A.P /
  • 27 July 2022 - 20:08
Shi dhe erëra të fuqishme në autostradën 'Arbën Xhaferi'

Pas ditëve shumë të nxehta, e temperaturave vështirë të përballueshme në Kosovë ka filluar veçse ndryshimi i motit.

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar reshje të shiut kanë filluar në disa prej qyteteve.

Në rajonin e Ferizajt, e në disa rajone të tjera shiu ka filluar edhe atë duke shkaktuar bllokim të shumë rrugëve.

Shi të rrëmbyeshëm pati pak më parë edhe në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku qarkullimi i automjeteve ishte mjaft i vështirë si shkak i reshjeve të shiut.

Mot i ngjashëm është paraparë edhe për nesër.

(Kosova Sot Online)