ATK: Mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga ata që pëfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat dhe shpronësimet

  • A.P /
  • 28 July 2022 - 15:37
ATK: Mbi 6 milionë euro qarkullim të fshehur nga ata që pëfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat dhe shpronësimet

Administrata Tatimore e Kosovës po vazhdon me monitorimin e personave juridik/bizneseve dhe personave fizike, të cilët përfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat, si dhe nga pjesa e shpronësimeve

Sipas një komunikate, ATK-ja njofton se vetëm gjatë kësaj periudhe nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë identifikuar 6.1 milion euro qarkullim nga sektorët e lartcekur, të cilat sipas legjislacionit tatimor në fuqi kanë qenë të obliguara të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara,  por meqenëse nuk kanë deklaruar vullnetarisht,  ATK ka bërë vlerësimin sipas dispozitave tatimore.

Njoftimi I plotë:

Administrata Tatimore e Kosovës po vazhdon me monitorimin e personave juridik/bizneseve dhe personave fizike, të cilët përfitojnë nga rrjetet sociale, kriptovalutat, si dhe nga pjesa e shpronësimeve.

Vetëm gjatë kësaj periudhe nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë identifikuar 6.1 milion euro qarkullim nga sektorët e lartcekur, të cilat sipas legjislacionit tatimor në fuqi kanë qenë të obliguara të deklarojnë dhe paguajnë për të hyrat e realizuara,  por meqenëse nuk kanë deklaruar vullnetarisht,  ATK ka bërë vlerësimin sipas dispozitave tatimore.

ATK siç ka paralajmëruar edhe më herët, ka në dispozicion vegla të avancuar të cilat sigurojnë mbledhjen e informatave nga burime të ndryshme, sikurse për persona juridik ashtu edhe për persona fizik/individ.

Andaj, përmes kësaj komunikate i bëjmë thirrjet gjithë përfituesve që t’i kryejnë vullnetarisht obligimet e tyre, me qëllim që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve dhe hetimeve.

(Kosova Sot Online)