
A mund ta rrëzoj Gjukanoviqi qeverinë Abazoviq!

Partia e Milo Gjukanoviqit, nesër pritet të dorëzojë iniciativa për rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit.
Siç raporton Vijesti, partia e Gjukanoviqit e ka parë këtë marrëveshje si shkelje e interesave kombëtare të Malit të Zi, historisë dhe traditave të këtij vendi.
Partia Socialdemokrate bëri thirrje që nesër të dorëzohet iniciativa për rrëzimin e Qeverisë dhe të rrëzohet kryeministri që “e ka rrëzuar Malin e Zi si askush para tij”.
Ata e vlerësuan nënshkrimin e kontratës me Kishën Ortodokse Serbe si “mashtruese” dhe “frikacake”.
(Kosova Sot Online)