Hill gjatë takimit me Bërnabiqin: Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, rruga e vetme

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 14:29
Hill gjatë takimit me Bërnabiqin: Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, rruga e vetme

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për të ecur para dhe se shteti që përfaqëson ai përkrah fuqimisht dialogun Kosovë – Serbi.

Ambasadori Hill është shprehur kështu gjatë takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Hill ka theksuar se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe ka ripotencuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë serbe.

Sipas kësaj komunikate, Bërnabiq gjatë takimi ka shprehur besimin se takimi në Bruksel më 18 gusht mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Vuçiqit, do të jetë konstruktiv.

(Kosova Sot Online)