Murati: Problemi i Veriut zgjidhet në Lindje të Kosovës

  • A.P /
  • 05 August 2022 - 20:11
Murati: Problemi i Veriut zgjidhet në Lindje të Kosovës

Nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe për çështjen e bisedimeve nga takimi i 18 gushtit në Bruksel”, kështu deklaroi Valon Murati, ish deputet dhe tani kryetar i Lëvizjes për Bashkim.

“Bashkimi Evropian, emisari special për Kosovën, por edhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme,  Borrell, sigurisht me shqetësim e kanë pritur këtë situatë të re për shkak se BE i shqetësohet çfarëdo tensionimi të situatës në Kosovë e rajon dhe kanë bërë përpjekje që të reagojnë”, tha Murati.

Sipas tij, këtë herë është reaguar edhe përmes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tash është caktuar një datë për takimin mes kryeministrit Kurti e kreut të shtetit serb.

“Këto shpeshherë në diplomaci shërbejnë në këto situata, për të qetësuar gjakrat dhe për të blerë kohë tek të dy palët”.

(Kosova Sot Online)