Gjakovë: Vjehrri e rrah nusen e djalit

  • A.P /
  • 07 August 2022 - 10:18
Gjakovë: Vjehrri e rrah nusen e djalit

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një person e ka sulmuar fizikisht nusen e djalit.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është liruar.

Raporti i plotë:

Gjakovë 06.08.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit, viktimën femër kosovare, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në  procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)