Afër 9 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

  • A.P /
  • 07 August 2022 - 10:49
Afër 9 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19 prej më shumë se dy vitesh.

Aktualisht janë 8 mijë e 702 raste aktive me koronvirus, ndërsa dje u shënuar 930 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë, dje ka njoftuar se një person ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas të dhënave të MSH-së, deri tash janë vaksinuar 1 milion e 834 mijë e 652 qytetarë.

(Kosova Sot Online)