Ndoqi me thi*kë klientët në Sarandë, pronari e kishte biznesin të pa regjistruar

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 14:40
Ndoqi me thi*kë klientët në Sarandë, pronari e kishte biznesin të pa regjistruar

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e paprecedentë e cila u regjistrua ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Sarandës.

Në videot e publikuara dje, pronari i një lokali, i identifikuar si Alban Çova, ka pasur një përplasje me klientët. Mësohet se motivi ka qenë “fatura e kripur.”

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj. Vijon puna për kapjen e shtetasit A.Ç.

(Kosova Sot Online)