Shumë pranë zonës ku 'fluturojnë' gomonet, shpëtohen dy fëmijë në Sarandë

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 15:01
Shumë pranë zonës ku 'fluturojnë' gomonet, shpëtohen dy fëmijë në Sarandë

Pushuesit shpëtojnë nga mbytja 2 fëmijë të moshës rreth 10 vjeç, të cilët po notonin në Plazhin e Ri në Sarandë.

Pushuesit e tjerë që ndodheshin në plazh kanë vënë re se 2 fëmijët që kishin kaluar perimetrin e lejuar ishin në rrezik dhe 8 prej tyre janë futur në ujë për tu ardhur në ndihmë 2 fëmijëve.

Pas shumë tentativash, grupi i të rinjve kanë mundur të nxjerrin në breg të sigurt dy fëmijët.

(Kosova Sot Online)