Kurti shfaqet duke kërcyer në 'Sunny Hill' me dritën e telefonit ndezur

  • A.P /
  • 08 August 2022 - 15:41
Kurti shfaqet duke kërcyer në 'Sunny Hill' me dritën e telefonit ndezur

Kryeministri Albin Kurti ka shijuar në maksimum natën e fundit të festivalit “SunnyHill”. Në disa pamje nga nata e mbrëmshme, Kurti është parë duke kërcyer me muzikë deri mbante në duar telefonin e tij ndezuar duke u sinkronizuar me masën.

Ai nga ulëset VIP të festivalit ka komunikuar me publikun që ndodhej poshtë duke i përshëndetur edhe me simbolin e zemrës me duar.

Ndërkohë, dje ditën, kryeministri Kurti ka pritur gjatë ditës protagonistët kryesorë të festivalit “Sunny Hill”, këngëtaren Dua Lipa dhe babain e saj Dukagjin Lipa.

Kurti ka thënë se festivali po mbahet aty ku e ka vendin.

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm.”, shkroi Kurti.

(Kosova Sot Online)