
Lexoni edhe:
Zelensky përjashton bisedimet nëse Rusia mban referendume në zonat e pushtuara
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Na duhet një mendim i qartë dhe i vendosur për të krijuar një elitë të re, e të pa korruptuar politike. Se a jemi në atë rrugë mbetet të shihet. Nuk na duhet elitë e cila punon vetëm për prapanicat e veta , dhe e cila e shet edhe shtetin. Nuk na duhen as organizatat kriminale për ta plaçkitur Kosovën.
Zelensky përjashton bisedimet nëse Rusia mban referendume në zonat e pushtuaraLexoni edhe:
Politikat e mbrapshta për 20 vite kanë shembur në mënyrë brutale ,çdo sistem të jetës dhe të punës! Hymë në sistemin shumë partiak pluralist, por zbatuam në praktikë më shumë sistemin e kaluar autokrat komunist. Kosova zgjodhi apo u vetë zgjodhën në pushtet elitat e korruptuara politike, të cilat e varfëruan dhe izoluan Kosovën. Nuk patëm ndryshime pozitive demokratike. Në emër të këtyre ndryshimeve zgjodhëm pushtete secilin më të dobët së tjetrin. Zgjodhën pushtete të cilat zgjodhën rrugën e plaçkitës, zgjodhën rrugën e kapitullimit. Pa e gënjyer veten dhe askënd, është e vërtetë së shumë kemi dështuar .Kemi dështuar edhe në liri, dhe në pavarësi!Para nesh është lufta politike e gjatë për ndryshime përmbajtjesore .Luftë është kjo, por më duket që në fund do të fiton e drejta e popullit. Për të gjitha të ligat që na goditën pas luftës, jemi fajtor të gjithë , na u shpërfaqën të gjitha dobësitë tona, thua së ishim para një Cunami. Të jemi të sinqertë më vetën. Shoqërisë tonë i duhen forca të reja politike, forca të guximshme e kreative të cilat e vejnë interesin e përgjithshëm para interesit personal.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".