Osmani takohet me ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet e fundit në veri

  • A.P /
  • 10 August 2022 - 15:44
Osmani takohet me ambasadorin austriak, flasin për zhvillimet e fundit në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin austriak, Christoph Weidinger.

Përmes një komunikate për media, Presidenca ka njoftuar se në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

Osmani ka thënë se “institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani”.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të jetë më i “zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe rajon”.

“Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin austriak, z. Christoph Weidinger

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës. Presidentja Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani. Presidentja Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.

Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Në kontekst të diskutimit me ambasadorin Weidinger, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në muajin tetor të këtij viti në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)