
Lexoni edhe:
Kina nxjerr dokumentin, si do ta marrë Tajvanin?
Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi
Dihet për tendencat e hapura të Serbisë më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë për spastrime etnike dhe gjenocid ndaj popujve jo serb. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi është bërë shegerti kësaj politike pushtuese .Nëse politikat ruse dhe serbe janë koordinuar përmes botës serbe , botës ruse dhe Ballkanit të Hapur,botës demokratike e liridashëse i mbetet një rreshtim të ri politik dhe ushtarak, që ti ndalon këto projekte fashiste në Ballkan e më gjerë.
Kina nxjerr dokumentin, si do ta marrë Tajvanin?Lexoni edhe:
Lufta për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin është luftë kundër botës perëndimore, në përpjekje të kthimit të proceseve gjeopolitike të Evropës, të kohës të ish Bashkimit Sovjetik. Në anën tjetër vëllai i vogël i Putinit, Aleksandër Vuçiq nuk po gjënë qetësi në synimet ekspansioniste ndaj Kosovës. Projektet e tilla si “bota ruse” dhe “bota serbe”, po shoqërohen më incidente ne veri, si provokim edhe ndaj KFORIT , për çka edhe Vuçiq mori mesazhe të qarta nga NATO, së nuk guxohet të shkelët vija e kuqe. Paralelisht më kërcënimet në veri nga ana e Serbisë, në Mal të Zi, Dritan Abazoviq dhe patriarku serb, Porfirije nënshkruan marrëveshje , e cila potencialisht është destabilizim I Malit të Zi dhe të Ballkanit. Kryeministri Abazoviq, më këtë nënshkrim ku i epen të gjitha ingerencat fetare Kishës Serbe, ka marrë anën e”botës serbe”. Kjo tregon së deklarata e mëparshme lidhur më masakrën e Srebrenicës nuk ka qenë e rastësishme, I ka parapri nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Ne planin e gjerë gjeopolitikë Abazoviq është vu edhe krah te Vuqiqit dhe Ramës për Ballkanin e Hapur, që e konteston Deklaratën e Berlinit. Vuçiqi ka vu në funksion në mënyre permanente të gjithë arsenalin propagandistik, pas intervenimit të Putinit në Ukrainë dhe aktivizimit të rolit të Kishës Ortodokse Serbe. Provokimet serbe duhet të gjejnë përgjigje adekuate, për të mos gjetur zbatim në synimet e tyre hegjemoniste serbomëdha në Ballkan. Propagandës serbe historikisht të rreme, tashmë ika dalë boja para shteteve demokratike të botës. Duhet rrënuar themelet e shkruara të ideologjisë serbomadhe të shekullit 19-të, e cila në mënyrë programore është bërë alfa dhe omega e politikës ekspansioniste serbe. Ishin këto vitet 1918,1941,1945 ,1991 dhe tash në vitin 2022. Politika serbe ka mbetur e njëjtë , vetëm sa ka ndryshuar në formë. Dihet për tendencat e hapura të Serbisë më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë për spastrime etnike dhe gjenocid ndaj popujve jo serb. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi është bërë shegerti kësaj politike pushtuese .Nëse politikat ruse dhe serbe janë koordinuar përmes botës serbe , botës ruse dhe Ballkanit të Hapur,botës demokratike e liridashëse i mbetet një rreshtim të ri politik dhe ushtarak, që ti ndalon këto projekte fashiste në Ballkan e më gjerë. Ngjarjet e fundit në rajon kanë për qëllim të krijojnë gjendje të përgjithshme kaotike , për tu lëshuar pastaj vend projekteve të tilla për ndryshime të dhunshme kufijsh.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".