Partitë politike me konsensus për mashtrimin e votuesve,në mbrojtje të interesave të tyre

  • -Hajrullah Tërnava /
  • 11 August 2022 - 07:25
Partitë politike me konsensus për mashtrimin e votuesve,në mbrojtje të interesave të tyre

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Kompromiset politike që janë bërë në mes të partive parlamentare, me rastin e Miratimit të Rregullores së re të Punës së Kuvendit, por edhe me rastin e Miratimit të ligjit të ri për financimin e partive politike, kanë lënë jashtë sanksionet për deputetët, ata që po tregohen të pa disiplinuar në Kuvend, kurse me ligjin e ri të financimit të partive politike, nuk është paraparë fare publikimi dhe verifikimi i prejardhjes së dhe shpenzimet dhe donacioneve individuale të kandidatëve për deputet dhe asamblistë.

-Edhe pse parlamenti i Kosovës është shume partiak, dhe secili deputet i mbron interesat e partisë së tij, zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, dëshmojnë se pavarësisht dallimeve tepër të mëdha në mes të partive politike, kur janë në pyetje interesat e tyre të ngushta dinë të merren vesh të bëjnë kompromise e hile që devijojnë dhe degradojnë edhe bërjen e ligjeve funksionale që janë në funksion të interesit publik, por nuk i konvenojnë spektrit akoma të pa demokratizuar sa duhet politik. Kompromiset politike që janë bërë në mes të partive parlamentare, me rastin e Miratimit të Rregullores së re të Punës së Kuvendit, por edhe me rastin e Miratimit të ligjit të ri për financimin e partive politike, kanë lënë jashtë sanksionet për deputetët, ata që po tregohen të pa disiplinuar në Kuvend, kurse me ligjin e ri të financimit të partive politike, nuk është paraparë fare publikimi dhe verifikimi i prejardhjes së dhe shpenzimet dhe donacioneve individuale të kandidatëve për deputet dhe asamblistë.

Që të dyja këto dokumente ka kohë që janë vlerësuar me interes dhe tepër të rëndësishme për avancimin e standardeve demokratike të qeverisjes, duke përfshirë rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së subjekteve politike, si dhe përmirësimin e jetës parlamentare. Rregullorja e parë Punës së Kuvendit është miratuar qysh dy vite pas shpalljes së pavarësisë, në vitin 2010, nga legjislatura e tretë por nuk ka qenë shumë e përkryer në adresimin e përgjegjësive të deputetëve. Që prej atëherë përpjekjet për ta ndryshuar atë kanë dështuar nga legjislatura në legjislaturën e radhës në mungesë të konsensusit politik për ashpërsimin e përgjegjësisë së të zgjedhurve ne Kuvend. Ky dokument i ri, i miratuar me ndryshime të theksuara për mbarëvajtje më të mirë të punës së Kuvendit nuk është realizuar ashtu sikur që është premtuar.

Me gjithë ndryshimet kozmetike mbetet problematike mungesa e konsensusit politik të grupeve parlamentare për të vendosur rregulla më të avancuara dhe përgjegjësi individuale ndaj deputetëve në raport me mirëmbajtjen e punimeve të Kuvendit. Një lloj improvizimi në ndryshim ka ndodhur edhe me projektligjin për financimin e subjekteve politike, i njëjti është trajtuar prej tri legjislaturave të kaluara në Kuvendin e Kosovës, por pa arritur të marrë epilogun e duhur. Ndonëse me një nguti në shqyrtimin në lexim të dytë, versioni i proceduar i projektligjit adreson vetëm disa kërkesat e shoqërisë civile dhe partnerëve tjerë të Kosovës, në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venecias në opinionin e saj para katër vitesh, pra të vitit 2018.

Edhe pse që të dyja këto akte kanë mundur të jenë edhe më të avancuara përmbajtësish, si rezultat i kompromiseve politike mes partive parlamentare, në kuadër të Rregullores së re nuk është përfshirë sanksionimi i deputetëve që nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit, ndërsa në kuadër të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike nuk është përfshirë raportimi dhe kontrolli financiar i shpenzimeve individuale të kandidatëve të subjekteve politike gjatë fushatave zgjedhore, por edhe disa çështje të tjera. Ky fakt tregon se partitë politike në Kosovë, pozita dhe opozita, akoma duhet të bëjnë më shumë që të vetëdijesohen të reformohen dhe përveç interesit të përgjegjësisë kolektive, duhet të adresohet me transparencë të plotë edhe përgjegjësia individuale, të mbahen zotimet dhe të ketë sjellje serioze e transparente të të zgjedhurve, edhe pas fushatave elektorale. Çdo precizim detal i ligjeve si dokument i funksionimit të parlamentit dhe interesave të deputetëve është për të mirën e parlamentit dhe popullit në përgjithësi, sepse deputetet janë përfaqësuesit e popullit që i mbrojnë interesat pozitive të popullit dhe parlamentin si institucion i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".