'Termokos' në pritje të vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të ngrohjes

  • A.P /
  • 12 August 2022 - 14:28
'Termokos' në pritje të vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të ngrohjes

Banorët e komunës së Prishtinës të cilët shfrytëzojnë ngrohtoren e qytetit “Termokos”, mund të përballen me ngritje të çmimores këtë dimër.

Zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka- Fejzullahu tha  se janë në pritje të përcaktimit e tarifave nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

 

“Termokos” në pritje të vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të ngrohjes

14:31, 11/08/2022

Banorët e komunës së Prishtinës të cilët shfrytëzojnë ngrohtoren e qytetit “Termokos”, mund të përballen me ngritje të çmimores këtë dimër.

Zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka- Fejzullahu tha  se janë në pritje të përcaktimit e tarifave nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

LEXO EDHE:

Kërkohet paraburgim për 22-vjeçaren nga Gjilani që plagosi një burrë

“ZRRE si autoriteti i vetëm përgjegjës për përcaktimin e tarifave të ngrohjes është në proces të shqyrtimit të tarifave për ngrohje. Si rëndom, ZRRE na njofton për modelin e ri tarifor në fillim të çdo sezoni të ri ngrohës”, tha ajo.

Theksojmë se ngrohja me Termokos nisë nga 15 tetori, kur edhe nis zyrtarisht sezoni i ngrohjes.

Në anën tjetër, Fondacioni i Milenimumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo) ka nisur instalimin e njehsorëve për ngrohje.

Njehsorët e mençur do të ndryshojnë mënyrën se si e paguani faturën e ngrohjes qendrore.

Të gjithë banorët e ndërtesave që janë të kyçur në ngrohtore, do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet

(Kosova Sot Online)