
Policia në Prizren intervenon dy herë në një aheng familjar, jep detaje se çka ndodhi atje

Policia në Prizren dje ka pranuar informacione se në një aheng familjar, në lagjen “Bajram Curri”, ka pasur gjuajtje me armë zjarri
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe kanë hasur një person me armë në brez, që ishte pistoletë me gaz.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për intervistim në stacion, ndërsa arma i është sekuestruar.
Më vonë në të njëjtin aheng, policia ka marrë prapë informacione për gjuajtje me armë zjarri.
Përsëri, Policia në vendngjarje ka hasur një person tjetër, të cilit i është gjetur një pistoletë.
Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë.
Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
(Kosova Sot Online)