Shamia fut në sherr ish-ambasadorin me ish-këshilltarin e Kurtit

  • A.P /
  • 12 August 2022 - 15:50
Shamia fut në sherr ish-ambasadorin me ish-këshilltarin e Kurtit

Ish-ambasadori Lulëzim Peci thotë se Durim Berisha po i nxit njerëzit kundër tij, për shkak të qëndrimit për shamitë në shkolla.

Ish-diplomati kosovar, Lulëzim Peci, ka shprehur qëndrimin e tij kundër lejimit të uniformave fetare në shkolla. Durim Berisha, ish-këshilltar i Kryeministrit Albin Kurti është prej atyre që po bën fushatë për të ndryshuar Udhëzimin Administrativ për nxënësit e shkollave të Kosovës, që ndër të tjera, ndalon uniformat fetare në shkolla.

Peci fillimisht ka shkruar se shpreson që Qeveria të mos e ndërrojë udhëzimin administrativ, pasi, sipas tij, do të ishte një gabim madhor.

Më pas, ai ka njoftuar se po linçohet dhe kërcënohet nga ata që mendojnë ndryshe.

Durim Berisha, pjesë e kampanjës për lejimin e uniformës fetare, specifikisht të shamisë te nxënëset, ka shkruar:

“Kur po e shoh qe ne krye te shpifjeve po jane ish-diplomatet e Kosoves, nuk po habitem pse s’ka liberalizim te vizave dhe pse ekziston nje pershtypje negative per Kosoven.

Nje Zot e din çka kane shkretu keta zezana, veq mu doke ‘te emancipuar’ dhe ‘modern’”.

Ish-ambasadori Peci e ka marrë se Berisha e ka me të dhe e ka rishpërndarë këtë postim, duke thënë se ish-këshilltari i Kurtit po i nxit “përkrahësit e vet” ndaj tij.

(Kosova Sot Online)