Ja si ndodhi sulmi ndaj shkrimtarit Rushdie

  • A.P /
  • 12 August 2022 - 18:24
Ja si ndodhi sulmi ndaj shkrimtarit Rushdie

Shkrimtari Salman Rushdie është sulmuar me thikë, derisa po qëndronte në skenë në Nju Jork. Gjendja e tij nuk dihet akoma.

Policia e shtetit të Nju Jorkut ka dhënë detaje se si ndodhi sulmi ndaj shkrimtarit.

“Më 12 gusht, 2022, rreth orës 11 paradite, një i dyshuar mashkull vrapoi në skenë dhe sulmoi Rushdien dhe një intervistues. Rushdie kishte marrë plagë në qafë dhe u transportua me helikopter në zonën e spitalit. Gjendja e tij nuk dihet akoma”, thuhet në njoftimin e Policisë, të publikuar nga mediat ndërkombëtare.

Rushdie ishte cak i këcënimeve nga islamistët për një kohë të gjatë, për shkak të veprës së tij “Vargjet satanike”.

(Kosova Sot Online)