
MAPL thotë se ka ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përmes një njoftimi për media, ka thënë se kjo ministri dhe donatorët kanë ndarë 10 milionë e 500 mijë euro për komunat në Kosovë.
Në këtë komunikatë, MAPL ka thënë se janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat.
“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave. Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)