E rëndë, fëmija rrëzohet nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë – dërgohet në QKUK

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 09:36
E rëndë, fëmija rrëzohet nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë – dërgohet në QKUK

Një fëmijë, gjinia femër, është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë. Si pasojë fillimisht është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë në Gjakovë, e më pas në QKUK.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Gjakovë 13.08.2022 – 15:00. Raportohet se në emergjencën e spitalit të Gjakovës ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë, viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është rrëzuar nga shkallët në shtëpi. Për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Rasti vazhdon të hetohet.


(Kosova Sot Online)