Persona të panjohur vjedhin 4 tonë drithëra në Graçanicë

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 09:43
Persona të panjohur vjedhin 4 tonë drithëra në Graçanicë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 14:04 në Graçanicë.

Një person ka raportuar se disa persona të panjohur kanë vjedhur rreth 4 tonë drithëra nga objekti i tij i vjetër.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

VJEDHJE E RËNDË | Graqanicë 13.08.2022-14;04. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga objekti i tij i vjetër kanë vjedhur një  sasi drithëra në peshë rreth katër (4) tonë. Rasti në procedurë hetimore.


(Kosova Sot Online)