Therje me thikë në Drenas

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 10:53
Therje me thikë në Drenas

Një person është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë në Drenas.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR & KANOSJE/Gllogoc 12.08.2022 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


(Kosova Sot Online)