Shembet 'Kërshi i Dudës', bllokohet rruga Mitrovicë - Zveçan

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 15:41
Shembet 'Kërshi i Dudës', bllokohet rruga Mitrovicë - Zveçan

Mediet lokale nga Mitrovica po raportojnë se rruga magjistrale Mitrovicë -Zveçan është bllokuar për qarkullim. 

Sipas tyre, kjo nga ndodhur nga shembja Kërshit të Dudës apo “Dudi Kërrshit” me ç’rast shumë gurë kanë rënë në rrugën e asfaltuar. 

Nga fotografia shihet se disa shkëmbinj kanë bllokuar rrugën, ndërkaq kjo besohet të ketë ndodhur pas reshjeve të mëdha të shiut.


(Kosova Sot Online)