Bajram Begaj viziton memorialin e ish-presidentit Ibrahim Rugova

  • A.P /
  • 15 August 2022 - 16:29
Bajram Begaj viziton memorialin e ish-presidentit Ibrahim Rugova

Presidenti i Republikës Bajram Begaj është sot në një vizitë zyrtare në Kosovë, e para që nga marrja e detyrës.

Pas takimit me homologen e tij Vjosa Osmani dhe kryetarin e Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, ai ka vizituar edhe memorialin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Më pas, kreu i shtetit shqiptar pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)