Maliqi: Shamia test i sojit të njerëzve të Shefqet Krasniqit për një Kosovë josekulare

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 14:30
Maliqi: Shamia test i sojit të njerëzve të Shefqet Krasniqit për një Kosovë josekulare

Agon Maliqi është përfshirë në debatin për shaminë. Ai ka thënë se insistimi në Kosovë për shaminë duke përdorur gjuhën e të drejtave në Perëndim është një hap testues i “Islamit Politik” për ta ridimensionuar shtetin në një model tjetër – të kundërt me parimet sekulare e liberale. Sipas Maliqit, ky është një synim afatgjatë i njerëzve të sojit të Shefqet Krasniqit.

Maliqi i kërkon Kurtit të jetë i guximshëm dhe ta ruajë status quonë rreth kësaj çështjeje, ndërkohë që e kritikon që përmendi moshën 16 vjeçare si prag për vajzat që duan të mbulohen dhe të shkojnë në shkolla.

Duke komentuar “yryshin” e burrave për instalimin e shamisë në shkolla Maliqi kap një dimension tjetër – është një reaksion konservator ndaj fuqizimit të grave në Kosovë dhe humbjes së pushtetit të burrave mbi gratë dhe moralin publik.


(Kosova Sot Online)