Tre të lënduar nga aksidenti në autostradë, Policia jep detaje

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 15:29
Tre të lënduar nga aksidenti në autostradë, Policia jep detaje

Policia e Koosvës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, dhe si rrjedhojë tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në ora 14:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën në segmentin Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore relevante janë marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)