
Policia i gjen armë dhe 100 fishekë një 41-vjeçari në Ferizaj

Sot rreth orës 12:45, disa policë hetues kanë vërejtur një person me armë në dorë në automjet me targa të huaja, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj.
Policia në Ferizaj njofton se i dyshuari është ndaluar dhe atij i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe një qind fishekë.
I dyshuari, 41 vjeç, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është liruar për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’’.
(Kosova Sot Online)