Isa Mustafa e quan Albin Kurtin njeri të propagandës

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 17:07
Isa Mustafa e quan Albin Kurtin njeri të propagandës

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa akuzon Qeverinë Kurti për keqmenaxhim sa i përket krizës energjetike.

Mustafa thotë se kjo krizë energjetike që ka kapur vendin, do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë qytetarët dhe për ekonominë e Kosovës, teksa përmend edhe efektin negativ që kanë pasur rritja e çmimit të derivateve.

“Pasojat e mosmenaxhimit të krizës energjetike do të jenë të mëdha, për qytetarët dhe për ekonominë. Kjo, sidomos kur po gërshetohet me rritjen e lartë të çmimeve të derivateve të naftës dhe të lëndëve tjera substituese si pasojë e inflacionit të lartë”, tha Mustafa.

Mustafa ka folur edhe rreth takimit të 18 gushtit, ku kryeministri Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic do të kthehen në Bruksel për ta realizuar takimin e tretë mes tyre në kuadër të dialogut për normalizim mes dy vendeve.

Mustafa nuk pret shumë nga takimi, ku thotë se deklaratat e fundit të liderëve kanë bërë me dije nuk do të ketë marrëveshje për dialog.Mustafa akuzon Kurtin për krizat e brendshme, ku sipas tij po mbulohen duke i promovuar ai kërcënimet.

“Deklaratat e javëve dhe ditëve të fundit nga liderët e Kosovës dhe të Serbisë nuk premtojnë se ka vullnet të mirfilltë për dialog. Propagada për ti matur forcat nuk konvergjon me vullnetin për marrëveshje përmbyllëse. Krizat e brendshme në këtë formë po mbulohen duke i promovuar kërcënimet, si metoda të njohura”, përfundon Mustafa.

(Kosova Sot Online)