Vdes 17 vjeçari, pasi u vetaksidentua me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 17:32
Vdes 17 vjeçari, pasi u vetaksidentua me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë

Një i ri i moshës rreth 17-vjeçare ka vdekur pasi është vetaksidentuar sot me motoçikletë në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Qyshk.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai bëri të ditur se bashkë me viktimën në motoçikletë ka qenë edhe një pasagjer i moshës rreth 19-vjeçare, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për shkak të lëndimeve të marra.

(Kosova Sot Online)