'Bëni gati valixhet për të lënë shtëpitë', moti i keq 'pushton' shtetin

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 17:59
'Bëni gati valixhet për të lënë shtëpitë', moti i keq 'pushton'  shtetin

Britanikët janë paralajmëruar të bëhen gati për të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve të parashikuara, pasi rrebeshet e shiut pritet të sjellin përmbytje të mëdha.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar për shira të rrëmbyer, ndërsa parashikohet të ketë kaos në trafik e shkëputje të energjisë elektrike.

Në Devon dhe Cornwall kanë nisur tashmë problemet e para si pasojë e stuhisë që ka përfshirë këto zona. 

(Kosova Sot Online)