Del foto e veturës që dyshohet se u përdor nga vrasësit e Martinajt dhe 2 shokëve të tij

  • A.P /
  • 17 August 2022 - 15:54
Del foto e veturës që dyshohet se u përdor nga vrasësit e Martinajt dhe 2 shokëve të tij

Media ka zbuluar makinën tip “Passsat” me të cilën dyshohet se lëviznin personat të cilët ekzekutuan në një atentat të mirë-organizuar mafioz Brilant Martinajn dhe dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara nga policia kriminale, dyshohet se me këtë mjet kanë lëvizur 4 personat që kanë marrë pjesë në atentat.

Pasi realizuan  atentatin, autorët e dogjën makinën në fshatin Larushkë. Në momentin kur makina u gjet e shkrumbuar nga policia, brenda u konstatua edhe një armë.

Mjetit i është fshirë numri i shasisë dhe kjo ka sjellë vështirësi serioze në hetim për identifikimin e pronarit të tij.

Image

(Kosova Sot Online)